BESIMI
NĖ BOTĖN E ARDHSHME
Me
besimin nė botėn e ardhshme nėnkuptohet tė
besuarit nė tėrė atė qė na ka informuar All-llahu
XH.SH. nė Librin e Vet dhe i Dėrguari i Tij nė
Hadithin e vet, mbi atė se ēka do tė ndodhė pas
vdekjes, siē ėshtė: provimi dhe vuajtja apo kėnaqėsia
nė kabur (varr), ringjallja pas vdekjes, tubimi nė
njė vend, parashtrimi i librit tė veprave,
llogaria, peshimi (matja) i veprave, Huvdi (Burimi),
ura Sirat, shefaati, Xhenneti, Xhehennemi dhe ēdo
gjė tjetėr qė All-llahu XH.SH. ka pėrgatitur nė
to pėr banorėt e tyre.
Akcenti
i Kuranit nė kėtė bazė tė besimit dhe
urtėsia e kėsaj
Kurani
madhėshtor tejet shpesh pėrmend botėn e ardhshme,
duke provuar me kujdes nė ēdo vend ekzistimin e
saj dhe nė tė gjitha rastet duke tėrhequr vėrejtjen
nė tė, e gjatė tėrė kėsaj duke pėrdor metoda
tė ndryshme ligjėrimi tė gjuhės arabe.
Njė
nga argumentet e theksimit tė kėsaj baze tė
besimit ėshtė ai se, Kurani ndėrlidhė
fuqimisht besimin nė All-llahun Y me besimin nė
botėn e ardhshme. All-llahu XH.SH. thotė:
"...
Mirėsia ėshtė kur (njeriu) beson All-llahun, Ditėn
e Kiametit." (El-Bekare: 177)
"...
Kushdo qė beson All-llahun (si ėshtė urdhėruar)
dhe jetėn tjetėr, e bėnė vepra tė mira, pėr
ata, me tė vėrtetė, ka shpėrblim te Zoti i tij;
pėr ta nuk ka kurrfarė droje, e as mėrzie!"
(El-Bekare: 62)
"Kėshtu
kėshillohet ēdonjėri prej jush qė beson All-llahun
dhe Ditėn e Kiametit." (El-Bekare: 232)
"Luftoni
kundėr atyre qė nuk besojnė All-llahun, as Ditėn
e Kiametit." (Et-Tevbe: 29)
"...Adhuroni
vetėm All-llahun, shpresoni (shpėtimin) nė Ditėn
e Kiametit dhe mos bėni keq nė Tokė." (El-Ankebut:
36)
Ekzistojnė
edhe shumė ajete tė tjera tė cilėt flasin pėrkitazi
me ketė.
Se
sa rėndėsi tė madhe i jep Kurani botės sė
ardhshme, shihet edhe nga ajo se sa shpesh pėrmendet
aty. Gati se nuk e kalon asnjė faqe tė Kuranit,
e qė nė tė, tė mos flitet pėr botėn e ardhshme
dhe pėr atė se ēka do tė ndodhė nė tė nga
ngjarjet dhe situatat e ndryshme, e tėrė kjo pėrmes
mėnyrave tė ndryshme tė shpjegimit. Gjithashtu do
tė vėresh se Kurani hollėsisht i parashtron
detajet e fillimit tė Ditės sė Kiametit, qė nuk
ėshtė rast me temat e ndryshme tė gajbit.
Njė
nga argumentet ėshtė edhe shumėsia e emrave me tė
cilat e quan Kurani, kurse ēdo emėr tregon njė
nga detajet e asaj Dite. Disa prej kėtyre emrave
janė: El-Kijame (ngritja, zgjimi), Es-Saa (ēasti),
El-Ahireh (bota tjetėr), Jevmud-Din (Dita e fesė),
Jevmul-Hisab (Dita e dhėnies sė llogarisė),
Jevmul-Feth (Dita e fitores), Jevmul-Telak (dita
e takimit), Jevmul-Xhem (Dita e tubimit),
Jevmul-Tegabun (Dita e vetėmashtrimit),
Jevmul-Hulud (Dita e amshimit), Jevmul-Hasre (Dita e
pendimit), Jevmul-Tenad (Dita e thirrjes), El-Azife
(Kiameti), Et-Tamme (vėshtirėsia, mynxyra), El-Sahha
(zėri shurdhues), El-Hakka (ēasti i pashmangshėm),
El-Gashije (mynxyrė e rėndė), El-Vakia (ndodhia),
etj.125 Ndėrsa urtėsia e dhėnies rėndėsi kaq tė
madhe kėsaj baze tė besimit qėndron me sa vijon:
Besimi
nė botėn e ardhshme ka ndikim tė madh nė jetėn
e njeriut. Imani (besimi) nė botėn e ardhshme dhe
i ēdo gjėje qė do tė ndodhė nė tė: Xhenneti,
Xhehennemi, dhėnia e llogarisė, ndėshkimi dhe shpėrblimi,
shpėtimi dhe dėshtimi, nė mėnyrė efikase
ndikojnė nė drejtimin e njeriut, nė disiplinėn e
tij gjatė jetės nė kėtė botė, nė kryerjen e
veprave tė mira dhe nė pėrmbajtjen e imperativit
tė devotshmėrisė. Ekziston dallim i pakrahasueshėm
ndėrmjet dy njerėzve: njėrit qė nuk i beson
ringjalljes pas vdekjes, as dhėnies sė llogarisė
pėr veprat dhe fjalėt e veta dhe i cili me asgjė
nuk udhėhiqet gjatė veprimeve tė veta pėrveēse
me interesin personal dhe me leverdinė personale,
dhe tjetrit i cili beson se do tė vijė dita kur do
tė jetė i pyetur pėr veprat dhe fjalėt e veta
para Gjykatėsit mė tė drejtė, e do tė jetė i
shpėrblyer pėr veprat e mira ose i ndėshkuar pėr
veprat e kėqija. I pari gjithsesi ėshtė jashtė
ēdo kontrolli, pėrveē pasioneve dhe lakmive tė
veta dhe qėllimi i tij ėshtė tėrėsisht egoist,
e arsyeton pėrdorimin e tė gjitha mjeteve dhe tė
gjitha sjelljet pa marrė parasysh se sa tė dėmshme
janė ato. Gjersa i dyti ėshtė i kufizuar me
kufijtė e tė vėrtetės dhe mirėsisė, e kėto
janė gjėra tė cilat atė ditė do ta kenė peshėn
dhe vlerėn e vet tek All-llahu XH.SH.. All-llahu
XH.SH. thotė:
"Peshimi
(i veprave) atė Ditė do tė jetė i drejtė, atij
qė i rėndohet terezia me vepra tė mira, do tė
jetė i lumtur; kurse atij qė i lehtėsohet terezia
me vepra tė mira, ai do ta humb veten, pėr shkak
se i ka mohuar argumentet Tona." (El-Araf:
8-9)
Pėr
kėtė, nė shumė vende, tregon sheshit edhe metoda
kuranore e thirrjes nė kryerjen e veprave tė
mira duke besuar nė botėn e ardhshme:
"A
e di ti pėr atė qė e pėrgėnjeshtron Ditėn e
llogarisė? E, ai ėshtė ai i cili i dėbon
ashpėr bonjakėt dhe nuk nxiton ti ushqejė tė
varfėrit." (El-Maun: 1-3).
"Xhamitė
e All-llahut i mirėmbajnė vetėm ata qė i besojnė
All-llahut dhe botės tjetėr..." (Et-Tevbe:
18)
"Nga
ti nuk do tė kėrkojnė leje pėr tė luftuar me
pasurinė dhe me trupin e tyre ata qė besojnė All-llahun
dhe Ditėn e Kiametit. E All-llahu i di mirė ata qė
ruhen nga mėkatet. Nga ti do tė kėrkojnė leje
vetėm ata qė nuk besojnė nė All-llahun dhe nė
Ditėn e gjykimit dhe zemrat e atyre qė dyshojnė.
Ata luhaten nė dyshimin e tyre." (Et-Tevbe:
44-45)
"Nuk
duhet qė njerėzit tė cilėt besojnė All-llahun
dhe Ditėn e Kiametit tė ushqejnė dashuri ndaj
atyre tė cilėt kundėrshtojnė All-llahun dhe
Pejgamberin e Tij." (El-Muxhadele: 22)
"Me
tė vėrtetė, ky ka qenė shembull i mirė pėr ju,
pėr ata qė shpresojnė nė All-llahun dhe nė Ditėn
e Kiametit." (El-Mumtehine: 6)
"...
Kjo ėshtė kėshillė pėr ata qė i besojnė All-llahut
dhe Ditės sė Kiametit." (Et-Talak: 2)
"...
Ata qė besojnė nė jetėn e ardhshme besojnė edhe
nė tė (Kuranin)." (El-Enam: 92).
Ekzistojnė
edhe shumė ajete tė tjera qė flasin pėrkitazi me
kėtė.
Meqenėse
njeriu ėshtė i prirur ti pėrmbush interesat e
veta dhe tė largojė ēfarėdo dėmi prej vetes,
besimi nė botėn e ardhshme e nxitė vetėkontrollin
e tij dhe prirjen pėr tė bėrė vepra tė mira,
duke e larguar tė keqen. Pėr kėtė shkak
Kurani shpeshherė dhe me kujdes tė madh pėrkujton
Ahiretin, dhe e pasqyron e e prezenton atė nė mėnyra
tė ndryshme, nė mėnyrė qė kjo ndjenjė (vetėkontroll)
tė zmadhohet nė zemrėn e njeriut dhe tė rritet
ndikimi i tij.
Shkaku
i potencimit tė shpeshtė tė ngjarjeve nė Ahiret
nga ana e Kuranit, me siguri qėndron edhe nė atė
qė njerėzit shpeshherė e harrojnė atė dhe nuk i
japin rėndėsi, pėr shkak tė lojalitetit tė madh
ndaj jetės sė kėsaj bote dhe nga dashuria ndaj kėnaqėsive
tė kėsaj bote. Prandaj, besimi nė botėn e
ardhshme, me tė gjitha kėnaqėsitė dhe ndėshkimet
qė do tė jenė nė tė, e frenon dėshirėn e
tepruar pėr kėnaqėsitė e kėsaj bote dhe njerėzit
bėhen tė vetėdijshėm se tė gjitha kėnaqėsitė
e kėsaj bote nuk meritojnė ēfarėdo mundimi qoftė
dhe garim pėr to, ngase, ajo qė meriton qė pėr
shkak tė saj tė garojmė ėshtė ajo qė na ka pėrgatitur
All-llahu XH.SH. nė botėn tjetėr. Pėrkitazi me kėtė
All-llahu XH.SH. thotė:
"O
besimtarė! Ēkeni qė nguroni, - thuajse jeni
ngjitur pėr toke - kur ju thuhet: "Dilni nė
luftė, nė rrugėn e All-llahut!" A jeni tė kėnaqur
me jetėn e kėsaj bote, nė vend tė tė pėrhershmės
(amshueshmės). E, kėnaqėsia e kėsaj bote, nė
krahasim me atė tė botės tjetėr - ėshtė shumė
e vogėl." (Et-Tevbe: 38)
Shkaku
i pėrmendjes sė shpeshtė tė Ahiretit me siguri
ėshtė edhe fakti se edhe sot e kėsaj dita ky nxitė
tek jobesimtarėt dhe kafirat ēudi dhe habi, pėr
shkak se kjo i kundėrvihet asaj qė ata shohin me
pamjen e tyre tė kufizuar e i udhėzon nė tė kundėrtėn
e ringjalljes pas vdekjes. Ata, bie fjala, shohin se
trupi i njeriut shndėrrohet nė pluhur, e si tė
ringjallet pastaj? Pėr ata All-llahu XH.SH. thotė:
"Kaf.
Pasha Kuranin e madhėrishėm, ata janė ēuditur
qė nga mesi i tyre u ka ardhur njė paralajmėrues,
e, mohuesit thanė: "Kjo gjė ėshtė e ēuditshme:
vallė, a pasi tė vdesim e tė bėhemi dhé (do tė
ringjallemi)? Ky kthim nuk mund tė paramendohet!"
(Kaf: 1-3)
All-llahu
XH.SH. u pėrgjigjet atyre nė shumė ajete (disa do
ti pėrmendim mė vonė) se shqisat, nė bazė tė
tė cilave ata refuzojnė kėtė fakt, janė tė papėrkryera
dhe tė paafta tė shohin kėtė, edhe pse ekzistojnė
shumė shembuj nė jetėn e njeriut tė cilat udhėzojnė
nė ringjalljen pas vdekjes, por, nuk janė tė verbėta
sytė po tė verbėta janė zemrat qė gjenden nė
kraharor.
Argumentet
e besimit nė botėn e ardhshme dhe
pėrgjigjja nė dyshimin e jobesimtarėve
Se
duhet besuar botėn e ardhshme provon Kurani,
Hadithi i Resulull-llahut e, mendja njerėzore dhe
karakteri (natyra) korrekt. All-llahu XH.SH.
shpeshherė pėrmend besimin nė botėn e ardhshme
dhe sjellė argumente pėr tė, dhe nė shumė vende
i pėrgjigjet dyshimeve tė jobesimtarėve nė botėn
e ardhshme. Gjithashtu, Kurani hollėsisht i pėrshkruan
ngjarjet e Ditės sė Kiametit, qė nuk ėshtė rast
me asnjė Libėr tė mėparshėm, edhe pse ēdo
Pejgamber qė e ka dėrguar All-llahu XH.SH. e ka
sihariquar popullin e vet me lajme tė gėzuara pėr
kėtė Ditė dhe ua ka tėrheqė vėrejtjen pėr
mynxyrat e saj. Prandaj ēdo njėri qė mohon kėtė
apo dyshon nė tė, konsiderohet si jobesimtar. All-llahu
XH.SH. thotė:
"All-llahu
ėshtė Njė, i Vetmi - i pashoq. Ai me tė vėrtetė
do tju tubojė nė Ditėn e Kiametit, Pėr kėtė
nuk ka dyshim fare! E kush ėshtė nė fjalė mė i
drejtė se All-llahu?" (En-Nisa: 87).
"Mirėsia
nuk ėshtė tė kthyerit e fytyrės suaj kah lindja
dhe perėndimi, por, mirėsia ėshtė kur (njeriu)
beson All-llahun, Ditėn e Kiametit..." (El-Bekare:
177)
"...
E ai qė nuk beson All-llahun, engjėjt e Tij,
Librat e Tij, Pejgamberėt e Tij dhe Ditėn e
Kiametit, ai, me tė vėrtetė, ka humbur larg prej
udhės sė drejt." (En-Nisa: 136)
Kurani
na informon se Nuhi u i ka thėnė popullit tė vet:
"All-llahu
ju ka krijuar nga toka (dheu) ashtu si bimėt,
pastaj ju kthen nė tė dhe prej saj sėrish do
tju nxjerrė." (Nuh: 17-18)
Ibrahimi
u, ka thėnė: "Dhe i Cili, shpresoj, se do
tmi falė gabimet e mia nė Ditėn e Kiametit!"
(Esh-Shuara: 82)
Musai
u, ka thėnė: "Ēasti i ringjalljes do tė
arrijė me siguri - nga ēdokush e fshehi atė - kur
secili sipas angazhimit tė vetė i shpėrblyer apo
i ndėshkuar do tė jetė. Andaj, le tė mos shmangė
ty assesi nga besimi nė tė ai qė nuk i beson kėsaj
dhe qė jepet pas epsheve tė tija, e tė humbasėsh"
(Ta Ha: 15-16)
All-llahu
XH.SH. nė shumė vende tė Kuranit i ka urdhėrua
tė Dėrguarit tė Vet, Muhammedit e, qė tė pėrbetohet
me Tė pėr njėmendėsinė e ringjalljes pas
vdekjes:
"Mohuesit
kujtojnė se kurrsesi nuk do tė ringjallen. Thuaj:
"Po, pasha Zotin tim, pa tjetėr do tė
ringjalleni dhe pastaj do tė informoheni se ē
keni punuar!" - E kjo pėr All-llahun ėshtė
lehtė!" ( Et-Tegabun: 7)
Ata
qė mohojnė ringjalljen, i pėrgėnjeshtrojnė tė
gjithė Pejgamberėt, pėr sinqeritetin e tė cilėve
dhe pėr tėrė atė qė kanė thėnė ekzistojnė
argumente pakontestuese racionale dhe shqisore.
Prandaj tė konsideruarit si tė rrejshėm cilindo
lajm qė kanė sjellur ata, do tė thotė mospėrfilljen
globale tė arsyes, e cila ka nxjerrė konkluzion
mbi sinqeritetin e tyre dhe pėrgėnjeshtrimin e vetė
tė asaj (arsyes), qė gjithsesi paraqet kokėfortėsi
e cila nuk ka kurrfarė kuptimi.
Mohuesit
e ringjalljes nuk kanė kurrfarė argumenti pėr
mohimin e tyre, ngase kjo ėshtė ēėshtje e gajbit
(tė padukshmes) tė cilin nuk e di askush pėrveē
All-llahut XH.SH. Dhe, rregull e pėrgjithshme e gjėrave
qė i pėrkasin gajbit ėshtė se, askush nuk ėshtė
nė gjendje qė ti argumentojė apo ti mohojė
kėto, pėrveēse nė njė mėnyrė tė vetme - me
lajmėrimin e All-llahut XH.SH. pėrkitazi me tė.
E, ai i cili posedon argumente tė pakontestueshme
se ka pranuar Shpalljen nga All-llahu XH.SH., ai
gjithsesi ėshtė tėrėsisht i sinqertė pėr atė
qė transmeton mbi ndonjė gjė tė gajbit.126 Ky
sinqeritet ėshtė vėrtetuar vetėm tek Pejgamberėt
fisnik. Kėta janė ata, tė cilėt All-llahu XH.SH.
i ka pėrkrahur dhe i ka forcuar me muxhize, dhe
ua ka zbuluar diē nga bota e gajbit, e tanimė kemi
thėnė se tė gjithė ata kanė folur pėr botėn e
ardhshme.
Mirėpo,
ata tė cilėt e mohonin ringjalljen, i potenconin
disa dyshime pėr ekzistimin e botės sė ardhshme,
siē ėshtė, bie fjala, konsiderimi i tyre se ėshtė
shumė larg dhe e pamundur kthimi i sėrishėm nė
jetė pasi qė njėherė bėhen hi e pluhur, patėn
thėnė atė qė All-llahu XH.SH. thotė pėr ta:
"Vallė.
a pasi tė vdesim e tė bėhemi dhé (do tė
ringjallemi)? Ai kthim ėshtė larg (mendjes e mundėsisė)!"
(Kaf: 3)
"E,
ata thonė: "Ekziston vetėm jeta jonė nė kėtė
botė, vdesim dhe jetojmė, e vetėm koha na shkatėrron.
Ata pėr kėtė nuk kanė kurrfarė dijenie, ata vetėm
parafytyrojnė ashtu." (El-Xhathije: 24)
Pra,
tė gjitha dyshimet e tyre mbėshteten nė
konstatimin se ringjallja ėshtė e largėt, e
pamundshme dhe e ēuditshme.
All-llahu
XH.SH. ėshtė pėrgjigjur nė kėto dyshime dhe nė
shumė vende tė Kuranit e ka sqaruar pabazueshmėrinė
e tyre. U ka sqaruar se arsyeja nuk e mohon besimin
nė ringjallje, porse e pranon atė, dhe se
ringjallja nuk ėshtė nė kundėrshtim me atė qė
ėshtė e zakonshme, por ajo posedon shembujt e vet
nė jetėn e kėsaj bote dhe pėr kėtė dėshmojnė
shumė dukuri natyrore, tė cilat gjithashtu janė
vepra tė All-llahut XH.SH..
1.
- All-llahu XH.SH. thotė:
"Ata
thonė: "Vallė, kur tė bėhemi eshtra dhe
pluhur, a do tė ringjallemi nė krijesa tė reja?"
Thuaj: "Po, edhe sikur tė jeni gurė ose hekur,
ose ēfarėdo krijese qoftė pėr tė cilėn mendoni
se nuk mund tė ringjallet." Ata do tė thonė:
"Kush do tė na rikthejė neve nė jetė?"
Thuaj: "Ai qė ju ka krijuar herėn e parė".
E ata do tė tundin kokat e tyre kah ti (duke tė pėrqeshur)
e do tė thonė: "Kur ėshtė ajo (ringjallja)?"
Ti thuaj: "Ndoshta sė shpejti!" Atė ditė
kur do tju thėrras juve Ai, e do ti pėrgjigjeni
duke iu falėnderuar Atij dhe do tė mendoni se nė
kėtė jetė, nuk keni qėndruar veēse pak kohė".
(El-Isra: 49-52).
Shikoji
vetėm dyshimet, tė cilat i potencojnė dhe pyetjet
qė i bėjnė mohuesit e ringjalljes nė tė gjitha
kohėt, e do tė shohėsh se ato sillen rreth asaj qė:
ata e konsiderojnė si tė pamundur (nga ana e All-llahut
XH.SH.) se hiri dhe pluhuri, nė ēka do tė shndėrrohen
trupat e njerėzve, do tė shndėrrohen nė krijesa
tė reja, tė cilat do tė ecin dhe do tė ndiejnė.
Ata mendojnė se kjo ėshtė pėrtej fuqisė sė
All-llahut XH.SH. dhe konsiderojnė se kjo ėshtė
larg, ngase nuk dinė se kur do tė ndodhė kjo.
Siē
po e sheh, tė gjitha dyshimet e tyre rrjedhin nga
mosnjohja e realitetit tė jetės dhe vdekjes, nga
mosnjohja e fuqisė sė All-llahut XH.SH., dhe nga
mospėrfillja e argumentit tė qartė tė kėsaj
fuqie absolute, qė mund tė krijojė nga hiēi. E,
do tė mjaftonte tė jenė tė arsyeshėm, tu pėrkujtohet
fuqia e All-llahut kur i krijoi herėn e parė, pasi
qė ishin hiē, e tė bėhen tė sigurt nė vėrtetėsinė
e Sunduesit, kur i informon ata pėr ringjalljen e sėrishme,
pėr dhėnien e llogarisė, pėr shpėrblimin dhe ndėshkimin.
Pra, ēėshtja ėshtė e thjeshtė e pėrgjigjja
shembullore, e njėkohėsisht e thjeshtė dhe bindėse.
Sepse, njeriu e di se ėshtė krijuar edhe pse nuk
ka ekzistuar mė parė. Pra, duhet tė ekzistojė
krijuesi i cili e ka krijuar, pasi qė assesi nuk ka
ekzistuar. Pastaj, me vdekjen e tij, ėshtė shndėrruar
nga njė gjendje nė gjendje tjetėr dhe duhet tė
ekzistojė faktori i kėtij ndėrrimi. Gjithsesi, ky
nuk mund tė jetė askush tjetėr pėrveē All-llahut
XH.SH., i Cili e ka krijuar herėn e parė, ngase,
sikur ta kishte bėrė kėtė dikush tjetėr, atėherė
ai do tė ishte nė gjendje qė edhe ta shpėtojė
nga vdekja. Prandaj, ēdo polemizim rreth asaj se, a
mundet Krijuesi, Dhuruesi i jetės dhe i vdekjes, -
kur thotė se do ta ringjallė njeriun edhe pėr tė
dytėn herė dhe do tia kthejė pamjen dhe figurėn
e tij - ta bėjė kėtė me tė vėrtetė, - ėshtė
vetėm inatosje dhe kryelartėsi. All-llahu XH.SH.
thotė:
"Thuaju
(atyre): "All-llahu ju ngjallė (u jep jetėn),
pastaj ju vdes, e mandej do tju tubojė nė Ditė
e Kiametit, nė kėtė nuk ka kurrfarė dyshimi, por
(kėtė) shumica e njerėzve nuk dinė." (El-Xhathije:
26)
faqja
1 nga 3 |
|
 |