GOOGLE SEARCH - Search 1,326,920,000 web pages
 
p.sh. emri juaj!!
 
 

 

Topiku

HAJDE!

Ideja është të formohet dhe zhvillohet një levizje e përgjitheshme artistike dhe shoqërore me qëllim që të:

1. Përkrahet, shpërndahet dhe në një mënyre te institucionalizohet arti I anëtareve të lëvizjes (NGO-së) dhe I artistëve në përgjithësi, apo dhe me fjalë të tjera, t’iu ndërtohet një shtëpi këngeve, pikturave, poezive, etj. Që kanë mbetur ‘në rrugë’, pothuaj të pavrejtura dhe shpesh të injoruara për shkaqe të ndryshme që në shumicën e rasteve kanë pak të bëjnë drejtëpërdrejt me art.

2. Me anë të artit të lirë “të pa detyruar” të arrihet që të thehen disa dogma dhe tabu,  të demistifikohen shijet shpëshherë të imponura nga rrethanat ekzistuese.

3. Që qytetarët t’a kenë artin më pranë vetes.

NGO-ja do te quhet “HAJDE !”dhe në kuadër të saj do të mund të veprojnë muzikantët (grupi “HAJDE !” dhe anëtarë të tjerë muzikante, piktorët, shkrimtarët , fotografët, etj. Si caqe kryesore qëndrojne botimi I muzikes dhe librave, hapja e ekspozitave, organizimi I seminareve me teme artin (p.sh. kengët e dashurisë, folklori, etj.) si dhe tema te ndryshme sociale. Do të organizohen koncerte dhe manifestime te llojllojshme ( p.sh. shfaqja e filmave te animuar dhe filmave te xhiruar ). Udhëtime në koncerte dhe manifestime jashtë vendit, të lidhet kontakt me organizata dhe artistë jashtë vendit. Motiv kryesor për nisjen e një levizje të tillë që do ta  ketë stilin dhe ngjyrën e posaqme është bllokimi në nëntoke  për një kohë të gjatë i artit në këtë pjesë të botës , e sidomos i artit të të rinjëve. Mendojmë se kjo është një rrugë e sigurte për ripërtrirjen e shpresës te njerëzit e rinjë; të ketë sa më shumë art, që do të thotë çlirim.

Hajde kontakt: hajde@amm-marketing.com
Pallati i Mediave kati X
tel.: + 377 44 127 732

 

     





[Home] [Design] [Gallery] [Downloads][Funny] [VoiceChat] [Guestbook] [Contacts] [Music] [Links] [Vote] [...more]


©  Copyright  2001 / http://cuki.cjb.net™. All Right Reserverd

10/9/2000